05:04 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

ME VIDEO, vrasja në Mat. Autori e thërriti viktimën nga automjeti 20 metra larg shtëpisë

10:09 | 15/05/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
ME VIDEO, vrasja në Mat. Autori e thërriti viktimën nga automjeti 20 metra larg shtëpisë

Një 60-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në fshatin Rukaj të njësisë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit. Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 30 minuta, teksa persona të panjëohur kanë zbrazur një breshëri automatiku në drejtim të shtetasit Hajredin Lleshi.

Mësohet se ka qenë djali i viktimës ai që lajmëruar policinë e Matit e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Dëshmitar nga vendi i ngjarjes thanë se viktima është thirrur nga një person i cili ishte në një automjet rreth 20 metra larg banesës së Lleshit.

Sapo ai ka dalë të shikojë, mbi të është zbrazur breshëria e automatikut. Burime të policisë thanë se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhojat e predhave, pasi autorët kanë gjuajtur nga makina, duke marrë me vete edhe gëzhojat. Në vendngjarje ishte vetë Drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Etmond Tarkaj dhe Prokurori i Matit Abaz Muça.

Postblloqe të shumta u ngritën në të gjitha rrugët kryesore, pasi autorët kanë përfituar nga errësira për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq, policia ka shoqëruar disa persona për verifikim dhe për tu marrë në pyetje.

 Sipas policisë pista e parë e vrasjes së 60-vjeçarit është ajo e gjakmarrjes. Rreth katër vite më parë edhe i vëllai i viktimës, Xhavit Lleshi është ekzekutuar me armë zjarri në një pritë, pasi i kishte shpëtuar më parë një atentati në fshatin Pujkë. Po ashtu, rreth 17 vite më parë, një tjetër vëlla i viktimës është vrarë teksa ka qenë duke pirë me shokë. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: gjakmarrjamatviktimavrasje
Pas

Manjani-Fugës: ”PD duhet të hyjë në zgjedhje!”Akademiku e quan ”zoti Ministër” (DEBATI I PLOTË)

Para

Delina Fico pjesë e marshimit të LGBTI-së: Jeni pjesa më e bukur dhe e përparuar e shoqërisë (VIDEO)

Para
Delina Fico pjesë e marshimit të LGBTI-së: Jeni pjesa më e bukur dhe e përparuar e shoqërisë (VIDEO)

Delina Fico pjesë e marshimit të LGBTI-së: Jeni pjesa më e bukur dhe e përparuar e shoqërisë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.