Policia italiane ka zhvilluar një operacion të madh antidroge ku ka sekuestruar nje sasi prej 1 ton marijuane dhe ka venë në pranga tre skafistët, dy prej të cileve shqiptare nga Vlora.
Në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë A.M 34 vjec , E.A 30 vjeç , të dy nga Vlora si dhe shtetasi italian M.G 65 vjeç nga qyteti i Spezzias.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, këtë herë është tentuar që kanabisi të futet në Itali në mes të ditës, duke dashur që gomonia të përzihej me mjetet e tjera lundruese.
Pas disa minutash ndjekjeje mjeti lundruesh është ndaluar me 3 skafistët në bord.
Sipas policise, gjithe sasia e doges ishte e paketuar dhe maskuar ne pjesen fundore te skafit, i cili shtoi shpejtesine ne momentin qe u pikas nga forcat policore.
Në brendësi të kabinës së motoskafit janë gjetur 49 koli me rreth 1 ton marijuana.
Droga e sekeustruar sipas financës italiane do të kapte në treg një vlerë prej 10 milionë euro.