10:50 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Media italiane RAI 3: Olsi Rama lëvizte me trafikantët e drοgës, emri i tij u fshi nga dosja gjyqësore

08:58 | 22/04/2024
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Media italiane RAI 3: Olsi Rama lëvizte me trafikantët e drοgës, emri i tij u fshi nga dosja gjyqësore

Në emisionin investigativ më të rëndësishëm në Itali “Report” të transmetuar në televizionin shtetëror italian “RAI 3” u trajtua mbrëmjen e djeshme lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Por gazetari Giorgio Mottola u ndal edhe tek Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, duke konfirmuar denoncimin e pak ditëve më parë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, për përfshirjen e Olsi Ramës në Laboratorin e Xibrakës.

“Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016-ën që emisioni “Report” i publikon ekskluzivisht më poshtë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë. Nga ky hetim lindi një proces gjyqësor ku narko-trafikantët janë dënuar ndërsa Olsi Rama as të paktën nuk u mor në pyetje. Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore” – thuhet në dokumentin e emisionit “Report” të RAI 3 që ka publikuar edhe fotot e Olsi Ramës.

Çështja e Olsi Ramës ishte në qendër të vëmendjes pak kohë më parë në vendin tonë. Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ai që tha se “personi i panjohur” në laboratorin e kokainës në Xibrakë mund të ishte Olsi Rama. Ai tha se vëllai i kryeministrit nuk përmendej në këtë dosje. Vetë Olsi Rama dhe vëllai i tij kryeministër nuk sqaruan asnjë nga akuzat e Bardhit, por njoftuan se do të bëjnë një padi për shpifje në gjykatë për Bardhin. Por Rai 3 ka konfirmuar dje, përmes një emisioni investigativ, denoncimin e Gazment Bardhit përmes publikimit të dokumeteve zyrtare.

“Pavarësisht rasteve të veçanta, në dekadën e fundit që i përket kohës së qeverisjes Rama, mafia shqiptare ka bërë një rritje epokale në cilësi, citohet” – në reportazhin e RAI 3.

“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine” – thotë Nicola Gratteri prokuror i Napolit.

Në reportazh thuhet se Shqipëria renditet nga Transparency International si një nga vendet më të korruptuara në Europë. Një rekord i trishtë i mbajtur prej disa dekadash. Gazetari kujton se vite më parë, kur sapo kishte ardhur në pushtet, kryeministri Edi Rama kishte emëruar si këshilltar ish-prokurorin italian Francesco Mandoi që për 20 vjet kishte qenë një pikë lidhjeje mes prokurorisë italiane të anti-mafias dhe dhe prokurorisë shqiptare.

“Nuk pati zhvillime të mëdha të ndonjë konsulence. Këshilltar në letra, por nuk më dëgjuan kurrë. Nuk më telefonuan kurrë edhe pse kishte shumë punë për të bërë. Anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi për të kushtëzuar veprimet e qeverisë” – thotë ish këshilltari i Edi Ranës, prokurori i antimafias italiane Francesco Mandoi.

Pas

Mjegulla e dendur pushton rrethin e Krujës në Rinas

Para

Vlorë/ Grabitën 2 qytetarë dhe një pikë karburanti me pistoletë lodër, arrestohen 3 të rinj

Para
Vlorë/ Grabitën 2 qytetarë dhe një pikë karburanti me pistoletë lodër, arrestohen 3 të rinj

Vlorë/ Grabitën 2 qytetarë dhe një pikë karburanti me pistoletë lodër, arrestohen 3 të rinj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani shqyrton projektligjin për pezullimin e bashkëpunimit me IAEA-n

BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së hormuzit kërcënon sigurinë globale

Irani nis sulmet ndaj Izraelit, IDF thirrje qytetarëve: Hyni në vendstrehime!

Ministri i Jashtëm iranian takon Putinin mes tensioneve në rritje, në Teheran shtohen thirrjet për hakmarrje

Automjeti përfshihet nga flakët në ecje në Qafë-Thanë

E rëndë në Tiranë! Qeni kafshon 3-vjeçarin, nisin hetimet për pronarin

Durrës/ Policia kontrollon nivelin e zhurmave në zonat turistike, asnjë shkelje e konstatuar

443 kuti të hapura në Tiranë: Rënie votash për PS, PD dhe ‘Mundësinë

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

“Plazhi i Lirë” /Policia çliron hapësirë publike në Golem, sekuestron 100 çadra dhe shezlongë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.