01:37 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vlorë/ Grabitën 2 qytetarë dhe një pikë karburanti me pistoletë lodër, arrestohen 3 të rinj

09:52 | 22/04/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vlorë/ Grabitën 2 qytetarë dhe një pikë karburanti me pistoletë lodër, arrestohen 3 të rinj

Policia ka arrestuar në Vlorë 3 të rinj. Ata akuzohen se grabitën dy qytetarë dhe një pikë karburanti me pistoletë lodër. Arrestimi i tyre është bërë në lagjen “10 Korriku”. Shtetasit e prangosur janë A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar për 2 vjedhje nën kërcënimin e  një arme imituese pistoletë me silenciator.

Vodhën nën kërcënimin e një pistolete imituese, një shumë parash, 2 shtetasve, dhe më pas duke u larguar hynë dhe vodhën në një pikë karburanti, xhiron ditore, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, kapen dhe vihen në pranga 3 autorët e dyshuar. 

Sekuestrohen arma imituese pistoletë me silenciator, shuma e parave dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë) dhe automjeti që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, pas marrjes së njoftimit, në mesnatë, se tre persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme imituese pistoletë me silenciator, i kishin vjedhur një shumë parash (portofolin) dhe një aparat celular, dy shtetasve dhe më pas ishin larguar, duke shkuar po me këtë send, në një pikë karburanti, dhe nën kërcenimin e kësaj arme imituese, kishin vjedhur xhiron ditore, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Storm 16”, për identifikimin dhe kapjen e tyre. 

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, në lagjen “10 Korriku” u bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e tre aurorëve të dyshuar, A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë), 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tre shtetasve dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas

Media italiane RAI 3: Olsi Rama lëvizte me trafikantët e drοgës, emri i tij u fshi nga dosja gjyqësore

Para

Paraqitet në SPAK, ish-deputeti Ralf Gjoni

Para
Paraqitet në SPAK, ish-deputeti Ralf Gjoni

Paraqitet në SPAK, ish-deputeti Ralf Gjoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.