Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Republikane në Tiranë, dhe si dhe një numër të madh të rinjsh e të reja, republikanë të angazhuar për të votuar Partinë Demokratike. Në këtë takim merrnin pjesë edhe kryetari i PR për Tiranën, kandidati për deputet Blendi Sulaj, kandidati tjetër për deputet i PD-së, Halim Kosova, si dhe mjaft të rinj që votonin për herë të parë.
Gjatë këtij takimi, Mediu bëri një bilanc të dështimeve të njëpasnjëshme të qeverisjes Rama-Meta, duke bërë që qytetarët të varfërohen, të humbin shpresën dhe pjesa më e madhe e të rinjve të largohet jashtë Shqipërisë.
Në prezantimin e prioriteteve të programit politik të Zgjedhjeve 2017, të “Republikës së Re” Mediu theksoi se të gjitha hapat që do të ndërmerren do të kenë si qëllim parësor, forcimin e ekonomisë individuale, nëpërmjet uljes së taksave. Ai gjithashtu bëri me dije se projektet për të ndihmuar arsimin e lartë publik, do të jenë me një impakt të menjëhershëm.
Në përfundim të këtij takimi, Mediu deklaroi para strukturave se futja e kandidatëve republikanë në garë për deputet, nën logon e PD, nuk është asgjë më shumë se konsensusi në aksionin opozitar të së djathtës për të maksimalizuar votat ndaj “Republikës së vjetër”. Fatmir Mediu në komunikimin e tij, nënvizoi edhe një herë për të rinjtë e pranishëm, se vetëm duke votuar nr.6 Partinë Demokratike, mund të arrihen qëllimet madhore të “Republikës së Re”.
(XH.A/SHUPLAKA)