Kryeministri Rama një intervistë në emisionin “Përballë” në TVSH, me Lutfi Dervishin, ka folur edhe për hapësirën që do ketë opozita dhe bashkëpunimin që do ketë me të.
I pyetur se Cili është mekanizmi që do të përfshijë opozitën? Nëse do kërkojë konsensus dy palësh apo tre palësh, duke përfshirë dhe LSI-në, Rama tha se nëse flasim për consensus mund të përfshijmë të gjithë spektrin ndërsa nëse flasim për marrëveshje mes palësh, këtu jemi në spektër të kufizuar.
“Gjithmonë nëse flasim për konsensus ky nënkupton të gjithë spektrin. Nëse flasim për marrëveshje mes palësh këtu mund të jemi me spektër të kufizuar. Por ky është një diskutim i parakohshëm, pasi do të duhet të shohim se si do të pozicionohen opozitat në raport me këto çështje të mëdha”, tha Rama.
Mbase tërthorazi kryeministri bën një paralajmërim se LSI mund të jetë e përjashtuar nga një marrëveshje që mund të ketë mes PD dhe PS ashtu siç u përjashtua nga marrëveshja e 17 majit. (B.H/Shuplaka)