Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në postimet e tij në Twitter shpeshherë godet armiqtë dhe është akuzuar edhe për nxitje të dhunës pa harruar edhe incidentin e vitit të kaluar kur tha se nëse udhëheqësit e Koresë së Veriut vazhdojnë me deklaratat e tyre, “ata nuk do të jenë edhe për shumë kohë në qarkullim ! ”
Dhe tani bashkëshortja e tij prej 13 vitesh, Melania Trump, është shprehur se edhe ajo nuk pajtohet me postimet e tij, madje i merr telefonin herë pas here.
Ka qenë gazetarja e New York Times, Katie Rogers, e cila ka ndarë me ndjekësit komentin e Malanisë në Egjipt. Gazetarja thekson se Melania dëshiron që njerëzit të përqëndrohen në atë që bën në vend se të merren me veshjen e saj.
“Më shumë nga Zonja e Parë, e cila më tha se ajo ndonjëherë ia merr telefonin presidentit. Në deklaratat e tij në Tëitter: “Unë nuk jam gjithmonë dakord me postimet e tij dhe madje ia them atij. Zonja e Parë foli 5 minuta para Sfinksit. Më preku edhe mua. Më tha që mendon se Kavanaugh është mjaft i kualifikuar dhe jam e lumtur që Dr. Ford është dëgjuar. Gjithashtu: Ajo tha se njerëzit duhet të fokusohen në atë që bëj, jo në atë që vesh”, shkruan gazetarja.
Melania u mirëprit nga presidenti Egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe gruaja e tij Entissar, të shtunën pas kthimit nga Kenia si pjesë e fluturimit të saj vetëm në Afrikë.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post