Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen e firmosur me kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sa i takon qendrave të emigrantëve. Meloni në media sociale shkruan se e majta italiane po bën gjithçka që ky pakt të dështojë, por pa sukses.
“Falë punës së mirë që ne po bëjmë, numri i emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në brigjet italiane vijon të ulet. Krahasuar me një vit më parë, kemi 60% më pak azilkërkues. Këto shifra do të vazhdojnë të përmirësohen. Kënaqësia më e madhe për mua është arritja e marrëveshjes me Shqipërinë. E dini që një pjesë e atyre refugjatëve që synojnë të zbarkojnë në Itali do të përfundojnë atje. A ju kujtohet që kur e nisëm këtë iniciativë novatore, shumë njerëz bërtisnin se po bënim një skandal, se po shkeleshin parimet e shtetit ligjor nga një qeveri fashiste dhe raciste.”- tha Meloni.