Në Memaliaj është shënuar rasti i parë me COVID-19. Faxweb.al mëson se një 57-vjeçar i cili i është nënshtruar testimi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Dyshohet se 57-vjeçari me profesion këpucar, është infektuar nga djali i tij që kishte ardhur nga Italia.
Kujtojmë se sot 2 persona kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit, një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani. Janë kryer 420 testime, dhe janë konfirmuar pozitiv 90 raste, shumica e të cilëve në Tiranë.
Sipas MSH-së dy persona që humbën jetën ndodheshin të shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv, në gjendje të rënduar.