10:06 | 03/10/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mentor Beqa zbërthen historikun e ngjarjeve në Veri të Kosovës: E përsëritur! Aksesi i popullsisë serbe në ato zona është shumë i madh  

19:18 | 31/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mentor Beqa zbërthen historikun e ngjarjeve në Veri të Kosovës: E përsëritur! Aksesi i popullsisë serbe në ato zona është shumë i madh  

I ftuar ditën e sotme me anë të një lidhjeje me Sype, ishte Mentor Beqa, profesor i politikës ndërkombëtare

Beqa u ndal të analizonte situatën  krijuar në veri të Kosovës, si edhe historikun e konflikteve që kanë ndodhur në mënyrë të vazhduar në këto komuna.

Ai u shpreh se tensionet kanë ardhur si pasojë e zgjedhjeve, dhe se diçka e tillë pritej, por jo që të merrte këtë përmasa.

Më tej ai theksoi se kontrolli dhe reagimi që institucionet e Kosovës do mbajnë edhe në vazhdim do të diktojë shumë rreth standardeve të vendit, kjo pasi edhe sytë e ndërkombëtarëve janë kthyer nga këto zhvillime.

“Situata në veriun e Kosovës, më duhet një situatë e përsëritur, nuk është hera e parë që gjendemi në një situatë të tillë. Natyrisht gjendja është shumë kritike, por po aq kritike ishte edhe mbas vendimit të qeverisë së Kosovës për targat. Kemi një lloj përsëritje të vazhdueshme të kësaj gjendje të tensionuar në veri, ku kontrolli mbi këtë pjesë të Kosovës është shumë i limituar, dhe ku aksesi i qeverisë serbe mbi popullatën është tepër i lartë. Është pikërisht ky komunitet, i cili kontrollohet dhe instrumentalizohet nga qeveria serbe për të kontrolluar zhvillimet në Kosovë. Pas arritjes së marrëveshjes kuadër në Bruksel, dhe rikonfirmimit të saj në Ohër u besua se do të kishte njëfarë kompromisi, por nuk ndodhi kështu. Dhuna e ushtruar nga grupet kriminale serbe ndaj policisë së Kosovës, KOFR-it si dhe gazetarëve është një demonstrim i vërtetë i fytyrës së Serbisë dhe se si ajo historikisht e ka përdorur veriun e Kosovës për ndezjen e konflikteve. Qeveria e Kosovës ka përgjithësinë e saj në këtë situatë, çka është evidentuar edhe nga ndërkombëtarët. Ajo që është për tu ardhur keq është se Kosova gjendet vazhdimisht në syrin e kritikave të ndërkombëtarëve, çka nuk është diçka pozitive për vendin dhe integrimin e saj në institucionet evropiane. E vërteta është që nga pikëpamja legale, Kosova ka të drejtë kjo pasi vetë serbët braktisën zgjedhjet. Ka një vakum të pushtetit legal, ku dhe mbushet nga autoritet paralele dhe jo legale. Përveç të drejtës në politikë duhet të merret në konsideratë edhe si qytetarët, ku dhe pjesëmarrja e ulët nuk legjitimon dhe përfaqëson pushtetin lokal. Në qoftë se Kosova me veprimet që ka bërë nuk arrin të maksimizojë veprimet që ka bërë, i bie që çdo gjë ka ndodhur kot”, tha Beqa.

Pas

Sytë tek ai/ Finalja e sotme mund të përcaktojë të ardhmen e Mourinhos

Para

Vëllai i Fredi Belerit zbulon skenaret e arrestimit: Ja pse nuk na lejojnë të drejtojmë Himarën

Para
Himarë/ Beleri fitoi karrigen e kryebashkiakut nga burgu, socialistët kryesojnë në Këshillin Bashkiak (REZULTATI)

Vëllai i Fredi Belerit zbulon skenaret e arrestimit: Ja pse nuk na lejojnë të drejtojmë Himarën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

LAJM I FUNDIT/ SPAK nis hetim pasuror ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Pyjet e Pishë-Poros 8 ditë në flakë! Shërbimet në ‘betejë’ deri në fikjen e zjarreve

Parakalime të gabuara dhe shpejtësi përtej normave, Rrugorja vijon punën

FNSH kontrolle të befta që pa zbardhur në malësinë e Krujës

Vidhnin monopatina dhe i shisnin, pranga 2 të rinjve në Tiranë

Turizmi, 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Tërmet i fortë në Napoli, njerëzit kalojnë natën jashtë

Diell dhe temperatura deri në 31 gradë, moti për sot

Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë? Shoqërohen nga policia 14 persona, sekuestrohen disa makina të blinduara

Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.