21:49 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Merkel e shqetësuar: Me Trump president, bashkëpunimi BE-SHBA i pasigurtë

23:27 | 12/01/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Merkel e shqetësuar: Me Trump president, bashkëpunimi BE-SHBA i pasigurtë

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes mes shteteve anëtare të BE-së.

Duke folur gjatë një ceremonie në Bruksel, ku u nderua me titull nderi nga 3 universitete belge, Merkel tha se ishte e nevojshme të shpenzonin më shumë parà për të mundësuar intensifikimin e bashkëpunimit.

“Një botë e trazuar, konflikte asimetrike, sulme kinernetike. Këto janë sfidat, me të cilat përballemi të gjithë. Kësisoj është e nevojeshme të përgatitemi për të shpenzuar më shumë parà, në mënyrë që të përmbushim përgjegjësitë tona në NATO dhe BE”, tha Merkel.

Pa ia përmendur emrin presidentit të zgjedhur Donald Trump, kancelarja theksoi se nuk ekzistonin garanci të përjetshme për bashkëpunimin e ngushtë me partnerët përtej oqeanit.

“Le të mos gënjejmë veten. Nga këndvështrimi i disa prej partnerëve tanë tradicionale, e po përfshij këtu edhe marrëdhëniet ndërpaqësore, nuk ka garanci të përjetshme për bashkëpunim të ngushtë me ne europianët”, deklaroi më tej kancelarja gjermane.

Në fillim të muajit dhjetor, Bashkimi Europian vendosi për masat e para sa i përket sigurisë së përbashkët dhe politikës së mbrojtjes.

Masat po planifikoheshin prej kohësh dhe shihen si një reagim ndaj dashamirësisë së Donald Trumpit për Putinin, si dhe deklaratave të tij për të mos respektuar klauzolën për mbrojtje të përbashkët nëse një shtet i NATO-s do të sulmohej. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: bemerkeltrump
Pas

Buzhala gati të bënte pyetjen provokuese, Haradinaj mbyll telefonin (VIDEO)

Para

Arrestimi i Haradinajt, Milo: Atentat ndaj sovranitetit dhe të ardhmes europiane të Kosovës

Para
Arrestimi i Haradinajt, Milo: Atentat ndaj sovranitetit dhe të ardhmes europiane të Kosovës

Arrestimi i Haradinajt, Milo: Atentat ndaj sovranitetit dhe të ardhmes europiane të Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

“Po dëmton interesat amerikane”, The Hill: Grindje mes Rubio dhe Grenell për politikat e jashtme

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.