Kancelarja Angela Merkel pritet të zhvillojë një vizitë të dytë brenda muajit ditën e premte në Soçi, që sipas Rt.com mund të sinjalizojë një ndryshim pozitiv në marrëdhëniet BE-Rusi.
Merkel erdhi në Soçi në fillim të majit për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, duke shënuar vizitën e parë që nga viti 2014.
Një javë më vonë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi se do të tërhiqte vendin e tij nga marrëveshja bërthamore e Iranit, në të cilën Rusia dhe Gjermania janë pjesë.
Vendimi ka zemëruar Evropën, dhe Merkel shkoi aq larg sa tha Europa nuk mund të mbështetet më mbi Shtetet e Bashkuara për të siguruar sigurinë dhe për të ruajtur normat ndërkombëtare.
Deutsche Welle shkruan përpara samitit se “një afrim midis Gjermanisë dhe Rusisë mund të jetë një pasojë e papritur e vendimit të Trump për të braktisur marrëveshjen bërthamore me Iranin”.
(F.G/Faxweb.al)