Fusha ngjitur me nënstacionin elektrik në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët. Ne rrezik veç nënstacionit mësohet se janë vendosur edhe banesat aty pranë. Zjarrfikëses iu desh një ore për të vënë nënkontroll flakët dhe mos lejimin e prekjes se nënstacionit, pasi pasojat mund të ishin fatale jo vetëm për zonën aty pranë, por për të gjithe qytetin e Elbasanit.
Po ashtu në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë, por ende nuk dihen shkaqet e zjarrvënies. Fusha ku ka rënë zjarri është e mbushur me shkurre. Pas një vere të qetë në Elbasan pa raste zjarri, vjeshta ka reflektuar të kundërtën.