Një mjet ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht rreth orës 21:55 në bulevardin “Gjergj Fishta” . Nën emrin e shtetasit me inicialet G.SH, njoftohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 07.06.2023, rreth orës 21:55, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i shtetasit G. Sh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.