09:14 | 03/10/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Shkelje të statutit”, Bardhi tregon pse nuk mund të zgjidhet kryetari i PD në 29 korrik

22:18 | 07/06/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shkelje të statutit”, Bardhi tregon pse nuk mund të zgjidhet kryetari i PD në 29 korrik

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka deklaruar se vendimi i miratuar nga Kryesia për zgjedhjen brenda 29 korrikut të kryetarit të ri është antistatutor dhe nuk mund të zbatohet.

Gjatë një interviste në “A2”, Bardhi është shprehur se ngërçi i parë qëndron në faktin se anëtarësinë me të drejtë vote për kryetarin e partisë e cakton një grup pune i ngritur një ngritur nga kreu i degës. Ai argumenton se aktualisht në 71 degë që ka PD në mbarë vendin, vetëm 29 prej tyre kanë kryetar të zgjedhur, teksa të tjerat vetëm pika kontakti.

Bardhi thotë se në vendimin e kryesisë ka shkelje statusore dhe kjo lidhet me Komisionin Zgjedhor që do të organizojë procesin. Ai tha se pasi pjesa më e madhe e tij përmban emra që kanë kaluar në anën e Berishës. Për të ndryshuar komisionin, sipas sekretarit të përgjithshëm, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar, të cilin në fakt e thërret kryetari i partisë.

“Organizimi i një procesi zgjedhor për kryetarin e partisë, në procedurën që është miratuar nga Kryesia e Partisë, bie ndesh me statutin e Partisë Demokratike. Nëse do të ishte e mundur nga pikëpamja statutore nuk kam asnjë kundërshtim. Por që unë të organizoj një proces jo transparent dhe që çon në ndarje tjetër të partisë, nuk ka për të qenë qëndrimi i sekretarit të përgjithshëm të PD. Së pari certifikimi i anëtarësisë sipas vendimit që ka marrë kryesia duhet të bëhet nga kryetari i degës dhe grupi i punës që ngre ai. Pra kryetari i një dege cakton dy ose 3 bashkëpunëtorë të cilët përcaktojnë nëse një anëtar e gëzon të drejtën e votës apo jo. Së pari është një proces antistatutor sepse kush e gëzon të drejtën e votës e përcakton statuti i partisë dhe nëse një anëtar ka ndryshuar parti, pra që është dhe pretendimi që në këto momente ka lëvizje anëtarësie brenda PD, janë kryesitë e degëve ato që mblidhen për të marrë masa disiplinore. Ky nuk mund të jetë vullnet subjekti i një individi. Në 71 degë të PD vetëm 29 prej tyre kanë kryetar të zgjedhur, 5 kanë kryetar të komanduar dhe pjesa tjetër ka pika kontakti të organizimit të partisë për fushatën dhe nuk mund të ushtrojnë detyrën e kryetarit të degës. Arsyeja e dytë ka të bëjë me komisionin zgjedhor. Nëse ne ecim me komisionin që është në fuqi mund të shohim që pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga Partia Demokratike zyrtare dhe janë rreshtuar krah Berishës. Nëse zbatohet sot statuti zgjedhjet do t’i menaxhojë një komision që kontrollohet nga Berisha. Përpara këtyre rrethanave procesi do të binde ndesh me statutin”,-tha Gazment Bardhi.

Pas

Merr flakë mjeti në Tiranë, ja çfarë dyshohet

Para

“Q**a nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh miliona lekë qytetares nga paratë e aksidentit

Para
“Q**a nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh miliona lekë qytetares nga paratë e aksidentit

“Q**a nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh miliona lekë qytetares nga paratë e aksidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Turizmi, 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Tërmet i fortë në Napoli, njerëzit kalojnë natën jashtë

Diell dhe temperatura deri në 31 gradë, moti për sot

Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë? Shoqërohen nga policia 14 persona, sekuestrohen disa makina të blinduara

Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës

Horoskopi 3 tetor 2023, parashikimi i yjeve për sot

Tregu i pasurive të paluajtshme shënon një rekord të ri, shitjet arrijnë në 630 milionë euro në janar-qershor

Prag ndeshja me Benfikën, Inzaghi: Duhet të jemi më intensiv sesa ata, fitorja me Salernitanën na dha energji

Eksodi nga Nagorno-Karabaku në Armeni përfundon, ndërkohë që Azerbaixhani shtrin kontrollin mbi rajonin

“Në një vend me 20 mijë studentë, për çfarë mburremi?”, Ndriçim Mehmeti analizon nisjen e vitit të ri akademik: Çelësat studentëve të mjekësisë, trajtim çnjerëzor

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.