Një vajzë 15-vjeçare me origjinë nga Kosova humbi jetën në një aksident tragjik në një autostradë në Kanada. Ajo është identifikuar si Veronika Gashi.
Shkak për vdekjen e saj dyshohet është bërë një garë e paligjshme me makina. Një mik i saj, dëshmitar në vendin e ngjarjes tha se ishin bashkë duke udhëtuar kur panë në autostradë një motor të rrëzuar dhe ndaluan që t’i jepnin ndihmë.
Ai tha se i kërkoi Fraceskës që të qëndronte në makinë sepse aty do të ishte më e sigurt, por pas pak çastesh, makina u godit nga një makinë tjetër. Të dy automjetet shpërthyen në flakë.
“Fillova të vrapoja, duke bërtitur si i çmendur, duke qarë. U çmenda. Mbërrita te dritarja. Kishte tym. Kishte zjarr”, shpjegoi ai.
(E.K/Faxweb.al)