Është arrestua nga ana e Policisë së Elbasanit shtetasja Shpresa Tollumi, 50 vjeçe, banuese në fshatin Bujaras, Elbasan. Tollumi ka shërbyer si infermiere pranë spitalit psikiatrik në qytetin e Elbasanit.
Ndalimi i saj u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Emri i Tollumit u bë publik dje në një emision televiziv, ku ajo u denoncua se merrte 100 mijë lekë të vjetra prej pacientëve, duke u shprehur në emër të mjekëve.
Historia që u trajtua ishte ajo e një pacienteje, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët e saj kontaktuan me kryeinfermieren Shpresa Pëllumbi, e cila kërkoi 100 mijë lekë të vjetra, duke marrë përsipër rolin e sekseres për t’i siguruar lidhjen e Kempit zonjës së sëmurë. Vetëm pasi familjarët dorëzuan paratë, pacientja u paraqit para komisionit dhe me firmën edhe të mjekut Sokol Preçi arriti të sigurojë Kempin.
Materialet iu referuan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(E.K/FAXWEB.AL)