13:25 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mes Atalantas dhe Lacios, ku do të vendoset fati i Etrit Berishës?

18:32 | 02/11/2016
në Sport, Te Fundit
0

 

Nëse Atalanta po i afrohet në këtë fillim sezoni në Serinë A zonës së Europës, një meritë shumë të madhe padyshim që e ka edhe Etrit Berisha. Pritjet e portierit shqiptar kanë shpëtuar shpeshherë katërkëndorin e skuadrës së qytetit të Bergamos, duke u kthyer në lëvizjen më të goditur të merkatos për këtë klub.

Por Berisha është vetëm në huazim te Atalanta dhe teorikisht, në fund të sezonit duhet të kthehet te klubi i Lacios me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2018. Por të gjitha palët janë të ndërgjegjshme se qëndrimi i tij te Atalanta do të ishte gjëja më e mirë e mundshme, ndaj prej disa ditësh, dy klubet kanë filluar bisedimet intensive për transferimin përfundimtar te “Titit” te klub bergamask.

Lacio kërkon 3,5 milionë euro për kartonin e portierit të përfaqësueses shqiptare, ndonëse fillimisht përflitej se e vlerësonte atë 7 milionë euro. Klubi bergamask është gati ta paguajë këtë shumë, por Lacio tashmë është e interesuar jo për paratë, por që të përfshijë Berishën në një shkëmbim me sulmuesin Alberto Paloski.

Sipas mediave italiane, shkëmbimi është mëse i realizueshëm, pasi Lacio është gati t’i ofrojë Atalantës kartonin e Berishës dhe 2,5 milionë euro të tjera, për të arritur shumën e 6 milionë eurove për të cilën klubi e bleu atë nga Suonsi gjatë verës. Marrëveshja mund të finalizohet që në janar, pasi Simone Inzagi kërkon një alternativë për Imobilen. Kjo do të thotë se viti 2017 mund ta gjejë Berishën të shkëputur përfundimisht nga skuadra e Lacios ku ai nuk kishte më hapësire./ Panorama

 

Etiketa: AtalantaberishakombetarjaLacio
Pas

Rama-Greqisë: Ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregon arat të varfrit

Para

Situata e kanabisit, Rama flet pas takimit me ambasadorët e huaj

Para

Situata e kanabisit, Rama flet pas takimit me ambasadorët e huaj

 



Të Fundit

‘Furtunë’ dorëheqjesh edhe në Korçë, kryetarët e njësive administrative dorëhiqen pas ultimatumit të Ramës

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 31 vjeçari

Tiranë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”

Hasani takon Zëvendëskryeministren e Ukrainës, riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim

Riaktivizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës/ Zjarrfikësit në terren, situata mbetet e vështirë

Gjirokastër/ Finalizohet operacioni “Attempt 1”/ Arrestohet 40-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

Kryeinspektorja e IKMT në terren: Verifikim për shkelje në ndërtimet në Vlorë

Publikohet udhërrëfyesi i GJK – Spiropali: Vendimet kushtetuese, një gur themeli për shtetin ligjor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.