Ndërkohë që procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, deputetja Liljana Elmazi ka një mesazh për demokratët. Ajo citon ish-kryeministrin Sali Berisha, për t’u thënë demokratëve të jenë të bashkuar.
“Sali Berisha:
Një mijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë, Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi; I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë; E në mbettë veç një, – unë do të jem ai! – Edhe une, doktor Berisha !!! Dhe si une , me qindra mijera !!!! Do të ringrihemi me të forte ! PD eshte familja jone e madhe dhe do të jete edhe me e madhe , edhe me e forte !! Fryma, kurajo, qendresa, guximi nuk na mungon! Analiza e humbjes- nevoje jetike ! E , me pas, te bashkuar per të ringritur PD me demokrate të vertete , idealiste! PD eshte aseti me I çmuar I shqiptareve ! E ketu ka nevoje per eksperiencen e themeluesve, mencurine e me të vjeterve dhe guximin e të rinjve !!! Të bashkuar, sot me shume se kurre! Neser do të jete vone!”, përcjell mesazhin Elmazi.
Kujtojmë se Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e 25 qershorit, duke fituar vetëm 43 mandate, ndërkohë që Partia Socialiste ka arritur të marrë 74, tre mandate më shumë nga cfarë ka deklaruar kryeministri Edi Rama. (D.D/Shuplaka)