Situata e pandemisë në vend vijon të përkeqësohet, ku shifrat dëshmojnë një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja në 24-orët e fundit. Burime për Faxweb bëjnë me dije se një mësuese në Bashkinë e Krumës ka rezultuar pozitive. Mësuesja e gjimnazit “Skënderbeu” në qytetin e Hasit, pas kryerjes së tamponit ka rezultuar mbartëse e virusit Covid-19.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vendit tonë janë regjistruar 289 raste të reja nga 1402 testime të kryera, si dhe kanë ndërruar jetë 4 persona. Ekspertët bëjnë me dije se ka një rritje të përhapjes së virusit në ambientet e institucioneve arsimore, ku mbi 80 mësues kanë rezultuar pozitiv në të gjithë vendin.