06:19 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Mësuesja fyen dhe mallkon nxënësit e klasës së dytë

21:17 | 23/02/2017
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mësuesja fyen dhe mallkon nxënësit e klasës së dytë

Një skandal në arsimin e ulët është denoncuar sot në emisionin “Fiks Fare”.

Kamerat e emisionit investigativ kanë filmuar një mësuese të ciklit të ulët, e cila me një fjalor fyes dhe kërcënues tremb dhe mallkon nxënësit e klasës së dytë.

Ngjarja ka ndodhur në  shkollën 9-vjeçare të Surrelit.

Kanë qenë vetë prindërit e nxënësve që kanë denoncuar rastin e rëndë të mësueses kujdestare të klasës së dytë. 

Gjatë vëzhgimit të kryer rezultoi se, mësuesja ofendon dhe u bërtet nxënësve me fjalë të ndryshme fyese, si “Llafazane”, “Debile”, “Vajzë e keqe” dhe “Pise”.  Mësueseja jep mësim vetëm pak minuta larg kryeqytetit në Surrel.

Madje, ajo i kërcënon nxënësit me fjalor rruge, duke u thënë “Do t’i shkul flokët dhe të shkosh në shtëpi tullace”, “Do t’i heq dhëmbët një e nga një”, “Do ta çaj gojën”.

Por kjo nuk ndodh vetëm një herë të vetme, por në të gjitha orët e mësimit dhe çdo ditë. Madje, për një gabim që bën një nga nxënësit, ajo e kërcënon me shprehjen “Do të shkul kokën”. Po ashtu, ka raste që iu thotë “Vdekshi”, “Më çmendët”, ndërkohë që kur një nxënëse vjen e sëmurë në klasë i thotë “do më ngjisë gripin idiotja e dreqit”, “ti je e çmendur”.

Ky nuk është rasti i parë kur ngjarje të tilla ndodhin në mjediset shkollore. Të tjera raste të dhunës psikologjike dhe fizike janë bërë publike nëpërmjet medias. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: dhunashkolla
Pas

Fëmija lind pa krah për shkak të pakujdesisë së mjekëve, nëna rrëfen historinë rrëqethëse (VIDEO)

Para

“Po përmbysim Republikën e krimit, do ta zëvendësojmë me Republikën e qytetarëve”

Para
“Po përmbysim Republikën e krimit, do ta zëvendësojmë me Republikën e qytetarëve”

“Po përmbysim Republikën e krimit, do ta zëvendësojmë me Republikën e qytetarëve”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.