18:02 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mësuesja nga Elbasani: Nxënësit e teknologjisë, më të vështirët për t’u orientuar drejt librit

12:43 | 07/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mësuesja nga Elbasani: Nxënësit e teknologjisë, më të vështirët për t’u orientuar drejt librit

Ka kremtuar plot 28-të 7 marse qysh nga nisja për herë të pare punë në arsim, e në secilin prej tyre ka përjetuar emocione të ndryshme. Mesuese Braniola Vrapi nga Elbasani në ditën e mësuesit e ka të pamundur ti shmangë emocionet. Ajo jep mësim në ciklin fillor dhe thotë se brezat ndër vite kanë ndryshuar shumë. Nëse dikur nxënësit ishin të urtë dhe ishte më e thjeshtë ti përfshije në procesin mësimor, sot ata janë më energjik dhe më pak të përkushtuar ndaj mësimit.

Gjatë një interviste me gazetaren e Fax News Entela Duka, mësuese Braniola pohon se nxënësit e teknologjisë janë sfida më e madhe e mësuesve të sotem, por dhe shoqërisë.

“Mbaj mend në vitet e hershme fëmijët kanë qenë më të qetë, më të përkushtuar. Përkushtimi i prindërve edhe në ditët e sotme nuk është se mungon, prindërit i dedikohen fëmijëve, por fëmijët janë më shumë të dhënë pas teknologjisë duke lënë pas dore librin. Kjo është një sfidë e madhe për mësuesit por edhe për shoqërinë. Një fëmijë që  nuk punon me librin në të ardhme do e reflektojë në jetën e tij. Ata janë fëmijë të teknologisë digjitale dhe dinë të bëjnë shumë gjëra, madje në disa prej tyre ia kalojnë edhe mësuesve. Duke ndenjur shumë kohë përballë këtyre pajisjeve ata shkëputen nga librat dhe studiojnë më pak, kanë humbur durimin, nuk kanë shumë përgjegjësi në ato që bëjnë.”- u shpreh ajo.

Teksa bën një paralelizëm të arsimit jashtë dhe atij në Shqipëri mësuesja e arsimit përpiqet ta ndajë përgjegjësinë.

“Kam vërejtur nga eksperiencat personale që kam me tekstet e arsimit jashtë vendit se edhe ato tekste kanë goxha informacion, madje kam vërejture se në tekset e tyre ka plot përkufizime gjë që në librat tonë nuk ekziston, janë të pakta dhe fëmijët e kanë të vështirë ta mësojnë. Fëmijët shqiptar nuk kanë shumë durim sipas meje, ata janë më të dhënë pas lojrave dhe kërkojnë gjëra praktike. Edhe pse fëmijët në këtë moshë nuk kanë të vëmendshëm, edhe tekstet kanë fajin e tyre.”- rrëfen Vrapi.

Pandemia  dhe mësimi online kanë lënë shenja të parikuperueshme te brezi i sotëm. Këtë fakt e pohon edhe mësuese Braniola të cilës  iu desh nga shtëpia të përcillte klasën e pesë e fill një vit më pas të merrte klasën e parë.

“Brezi që mora unë vinte nga kopshti dhe periudhën e pandemisë ata e kishin kaluar në kopsht. Të them të drejtën për mua në fillim qe shumë e vështirë si mësuese, ishin gati të padisiplinuar, nuk arrinin dot që të rrinin për një kohë në në bankë, të punonin, të studionin  dhe shpeshherë edhe protestonin rreth programit të mësimit.  Përsa i përket nxënësve të klasës së pestë pandemia i bëri më të papërgjegjshëm për punën dhe detyrat e tyre. Nxënësit ankoheshin se ishte shumë vështirë të punohej nëpërmjet ekranit.”- vazhdoi ajo.

Në përfundim mësuesja nga Elbasani e mbyll me një mesazh bashkëpunimi për trinomin mësues- nxënës- prindër, pa harruar edhe urimin për kolegët për ditën e mësuesit.

“Në rrallë të parë mesazhin do i’a drejtoj prindërve, ata janë mbështetësit tanë në të mirë.  Pa ndihmën e tyre puna jonë nuk do të kishte vlerë. I falenderoj që na qëndrojnë gjithmonë pranë dhe kërkoj që ti kem gjithmon në vazhdimësi sa më pranë nesh. Mesazhi tjetër i dedikohet nxënësve. I falenderoj që i kemi, na e bëjnë punën dhe ditën më të bukur. Përsa i përket mësuesëve ata janë ndriçuesit e dijes për çdo fëmijë dhe duke qenë të tillë kanë vlera të mëdha. I uroj gëzuar dhe qofshin sa më të suksesshëm në profesionin e tye fisnik.”– përfundon Braniola Vrapi.

Etiketa: arsimelbasankulturelajm
Pas

Trazirat e derbit Partizani-Tirana, procedohen qytetarët që hodhën lëndë piroteknike dhe u futën në fushë

Para

Gjendet i pajetë 35-vjeçari në Tiranë, detajet e para

Para
Arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër, u kap me drogë dhe thikë në automjet

Gjendet i pajetë 35-vjeçari në Tiranë, detajet e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve pasivë të bashkive: Është koha të largohen

SHBA bombardoi impiantet bërthamore me avionët B-2/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit

Theth, disa persona sulmojnë fadromat e IKMT-së me molotov

Kryeministri Rama paralajmëron rekord në procesin e integrimit europian: Hapje e plotë kapitujsh në nëntor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.