10:22 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Meta dhe Berisha provokuan krizën e brendshme”, Blushi përgjigjet Haxhiut: Je zëdhënës i Stanishiçit!

07:38 | 22/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Meta dhe Berisha provokuan krizën e brendshme”, Blushi përgjigjet Haxhiut: Je zëdhënës i Stanishiçit!

Gazetari Baton Haxhiu mbrëmjen e djeshme deklaroi se për krizën politike në vendin tonë janë përgjegjës Presidenti Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, që sipas tij synojnë që të pengojnë bashkimin e Kosovës.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar dhe zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, i cili e quan Haxhiun zëdhënës të Stanishiçit, ndërsa shton se Meta ka qenë gjithnjë për një stabilitet të rajonit.

Shkruan Blushi: Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxitës i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti. Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.

Çfarë deklaroi Baton Haxhiu: Kjo krizë e ka një parantezë. Nuk është krizë lokale, nuk është krizë kundër Edi Ramës e korrupsionin. E ka referencën e dy njerëzve Ilir Metës dhe Sali Berishës. Të cilët narracionin kundër kryeministrit e kanë lidhur me korrigjimin e kufijve dhe me Kosovën më shumë.

Ky narracion e ka ashpërsuar diskursin deri në atë pikë sa kaluan nga një agresivitet kundër Ramës për shkakun se po merr aurën e njeriut që po zgjidh problemet me shqiptarët me këtë që kemi sot. Kjo krizë politike është produkt i dy njerëzve Sali Berishës edhe Ilir Metës.

Meqë jemi tek kjo pikë që ia dhanë Ramës meritat më shumë se sa meritonte apo kishte fuqi dhe kishin frikë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, që ajo nuk bëhet mund t’i adresohet një njeriu, e krijuan krizën politike të brendshme. Kjo është esenca se çfarë ka ndodhur në Shqipëri.

Gazetari që njëherësh ka qenë dhe këshilltar i kryeministrit Rama gjatë të gjithë emisionit të djeshëm Opinion u shpreh se opozita në Shqipëri nuk ka asnjë arsye për të protestuar.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: baton haxhiuberishametatedi blushi
Pas

Puna, shëndeti dhe dashuria/ Ja çfarë rezervojnë yjet për sot

Para

“Jam i lumtur!”, Ermali nuk ndalet se puthuri Amin (Video e ditëlindjes)

Para
“Jam i lumtur!”, Ermali nuk ndalet se puthuri Amin (Video e ditëlindjes)

“Jam i lumtur!”, Ermali nuk ndalet se puthuri Amin (Video e ditëlindjes)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.