12:02 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta e Kryemadhi, 106 mije € shpenzime mjeksore, SPAK: Pagesa nuk janë deklaruar me vetëdije

11:54 | 24/10/2024
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta e Kryemadhi, 106 mije € shpenzime mjeksore, SPAK: Pagesa nuk janë deklaruar me vetëdije

Në dosjen e SPAK, të siguruar nga FAX NEWS për hetimet per ish presidentin e Shqiperise Ilir Meta dhe ish bashkoshorten Monika Kryemadhi jepen me detaje edhe shumat e parave që të dy nuk kanë deklaruar për shpenzimet mjekësore ndër vite. GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Metën, ndërsa për Monika Kryemadhin është caktuar masa detyrim paraqitjeje. Ndaj tyre rëndojnë tre akuza, mes tyre edhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë.”

SPAK e ka bazuar akuzën në 6 raste dhe një prej episodeve është edhe nga dosja, fshehja e të ardhurave nga çifti Meta-Kryemadhi. Në dosje, thuhet se është Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga kjo shumë totale, 86.891 Euro janë paguar cash, ndërsa diferenca, 19.234 është paguar përmes llogarive bankare.

Në dosjen e SPAK, sipas gazetarit Marsel Vocaj thuhet se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk i kanë deklaruar këto pagesa me vetëdije, pasi nuk justifikonin burimin e këtyre parave. Ne fragmentet e dosjes hetimore te SPAK rezulton se se nga periudha kohore 21 mars 2013 deri me 25 mars 2013eshte shtruar ne kliniken e Konfraternitat dhe per trajtimin mjeksore te marre ka paguar Shumen e 7431 cash nga te cilat 6000 jane pagaur cash.
Ne nje pjese tjeter te dosjes permendet dhe nderhyrja kirugjikale e Kryemadhit po ne spitalin shteteror te San Marino. Nga hetimet eshte zbuluar se nderhyrja eshte bere me 28 nentor te vitit 2015 dhe ishte me fature 11 mije e 563 euro, fature qe eshte paguar 5 dit me pas.

Monika Kryemadhi ka deklaruar se ne vitin 2019 ka kryer shpenzime spitalore per vete me vleren 6500 euro duke deklaruar vetem nje pjese te shpenzimeve spitalore. Nga keto shpenzime vetem 1500 euro jane deklaruar permesa kartave te kreditit ndersa pjesa teter qe eshte paguar cash nuk eshte deklaruar.

Ne Dosjen e SPAK thuhet se nga data 27 maj 2019 deri me daten 4 qershor 2019 Monika Kryemadhi eshte shtruar ne spitalin shteteror te San Marinos. Kostoja e shtrimit dhe e nderhyrjes kirurgjikale eshte 11 mije e 351 euro te cilat jane te ndara ne dy fatura nga te cilat 5000 euro jane paguar ne cash ndersa pjesa tjeter e shumes eshte paguar me 2 karta krediti.

Ne permbledhjen e fakteve dhe provave qe lidhen me verifikimin e deklaratave eshte zbuluar se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kane deklaruar shpenzimet ne vlere 106.125 euro ku nga kjo shume eshte zbuluar se 86.891 euro jane paguar ne cash.

Nderkohe nje dite me pare kujtojme se ish presidenti Meta u la ne burg ndersa ish bashkeshortja Monika Kryemadhi u la ne detyrim paraqitje. Çifti Meta-Kryemadhi akuzohen nga SPAK per pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion.

Etiketa: ilir metaSPAK
Pas

Admirim Kala: Teknologjia dhe Inovacioni – Forca Kryesore për Edukimin e së Ardhmes dhe Konkurrencën në Ekonomi

Para

Dosja “Partizani” sot në GJKKO/ Paraqitet Sokol Mëngjesi pas sulmit më 29 maj

Para
Belinda Balluku thirrje bashkive: Bashkëpunoni në ndihmë të fermerëve për pajisjen me lejendërtimi për serrat

Dosja “Partizani” sot në GJKKO/ Paraqitet Sokol Mëngjesi pas sulmit më 29 maj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane, Khamenei i kërkon mbështetje Putinit

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

Dështon tentativa e 36-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kosovës

Erion Braçe: Çmimet e frutave dhe perimeve në Tiranë, abuzim i pastër! Duhet ndërhyrje urgjente

Sulmet e vazhdueshme nga Irani, ndërpritet energjia elektrike në disa zonë në Izraelin jugor

Kuvendi i Shqipërisë lançon portalin E-Legjislacioni: Një hap drejt një procesi më transparent dhe modern ligjvënës

Alarm në veri të Izraelit/Sirenat e rrezikut dëgjohen pas sulmit me raketa nga Irani

Samiti i NATO-s në Hagë fokusohet te rritja e shpenzimeve për mbrojtjen

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.