Ilir Meta ka folir sonte në “Debati në Channel One” mbi rezervat që ka ai ndaj liderit demokrat Basha. Ai i është kundërpërgjigjur tij i cili në këto ditë fushate e ka quajtur LSI parti klienteliste duke thënë nuk ka njeri që e beson Bashën dhe se kjo është shenjë e dëshpërimit.
Pjesë nga fjala e Metës:
Ky është dëshpërim, aq më tepër kur ta bën Basha, nëse bën teatër me Ramën ok por ka një ftesë të Vasilit për debat, le të shkojë, LSI ka gjithë rininë me vete.
Ka të ri në Shqipëri që beson zotin Basha? Në lista futi njerëz pa kontribute, LSI i ka të gjitha figura e personalitete. Ai bën si i fortë se ka ndenjur me Edin. AI ka frikë edhe nga hija e tij. Ka mbaruar politikisht, ai në vend që të ndërronte drejtorin e përgjithshëm të policisë mori drejtorin e OSSHE.
Ky u bë kryetar bashkie vetëm prej LSI-së, kurrë në botë nuk do ishte bërë, ky ka këtë logjikë klienteliste. Ky kujton se ja ka fajin LSI. Ai ka jashtë shtetit 3 vite në këto 4 vjet jashtë shtetit dhe 1 vit në Tiranë, kontrolloni sistemin TIMS.
Nuk ja ka fajin LSI, vetëm e ka ndihmuar. Vendimi merret në 25 qershor, nuk merret me Edin.
Madje ka pasë ca probleme me tunelin po shpresoj të mos ketë më. Si ministër ka qenë mirë.
Tani kemi koalicionin e OSHEE dhe Hipotekave.
Ai tani nuk ka shtyllë kurrizore të fortë, nuk e mban fjalën. Me PD kam pasur një marrëdhënie korrekte.
(M.D/Shuplaka)