Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta prej dy ditësh ndodhet në një takim dyditor në Maqedoni. Në këtë vizitë Meta është ndalur në një intervistë dhe për emisionin ‘’200”, ku ka folur edhe në lidhje me raportin e tij me kryeministrin Rama.
Ai theksoi se raportet që ka me Edi Ramën nuk kanë asnjë ndikim tek sjellja e tij si kryetar i Republikës së Shqipërisë
Sipas Metës, nga 24 korriku, kur mori detyrën e presidentit, partia e tij është vetëm kushtetuta e Shqipërisë.
“Raportet midis politikë me njëri-tjetrin kanë zero ndikim tek sjelljet tek sjelljet dhe veprimet e mia si president. Nga 24 korriku unë kam vetëm një parti që është kushtetuta e Shqipërisë dhe nuk më intereson asgjë që ka lidhje me të kaluarën time apo me raportet në të kaluarën me cilin do. Një nga arsyet që u zgjodha si president ishte se nuk kishte kandidat më të mirë për të përfaqësuar opozitën.” – u shpreh Meta në një intervistë për emisionin “200”, i pyetur për raportin e tij me Ramën.
(E.K/Faxweb)