Teksa presidenti Meta ka bërë thirrje sot për një konferencë të jashtëzakonshme me mediat në orën 08:00 të mëngjesit, analisti Fitim Zekthi i rekomandon atij që të japë dorëheqjen.
Sipas Zekthit sa kohë që vendimet e presidentit Meta bëhen objekte gjykimi në KQZ apo Kolegj, ai kot që qëndron në detyrë.
Ca më tej analisti gjen dhe emrat që mund të pasojnë Metën në Presidencë, duke nisur me demokratët e pakënaqur, apo Gramoz Ruçi e Ulsi Manja.
Reagimi i plotë;
Presidenti Meta duhet te jape doreheqjen. Nqs vendimet e tij behen objekt gjykimi nga organe ekzekutive si Kqz, policia, apo agjensia e kthimit te pronave ose vendimet e tij ne zbatim te nje germe (jo me thjesht fryme) te kushtetutes rrezohen nga gjykata ad hoc si kjo e zgjedhjeve atehere ai eshte kot ne ate detyre.
Me mire kryeministri te emeroje ndonje ish demokrat ose ish demokrate te merzitur me PD ( te cilet mund te sherbejne mire sic kane bere disa) ose te emeroje dike mes Rucit, Ulsit, Qefalise apo edhe Laert Vasilit dhe te pakten nuk ka ka zhurme mbi kushtetueshmerine e akteve. Diktatura mund te jete me brutale por nuk do kemi venie ne diskutim te dickaje te madhe si dekretet e presidentit duke u tallur me njerezit. Hindenburgu qe ishte president ne Gjermanine e Hitlerit , ndonese nuk e duronte dot Hitlerin, nuk pyetej per asgje…
Vendimet e Metes jane te rrezueshme padyshim, por jo nga Kqz, kolegji zgjedhor, teatri artturbina apo hopiteka. Vetem Gjykata Kushtetuese e ben …Kjo qe po bdodh do luante mendsh edhe studentet e vitit te pare te drejtesise.