Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, ndërsa shoqërohet edhe nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade.
Vizitën dy ditore Meta e ka nisur me një takim me Presidenten e Parlamentit austriak, Doris Bures.
Meta dhe homologia e tij kanë vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa në fokus ka qenë diskutimi për integrimin e vendit dhe zbatimi i reformës në drejtësi.
“Mirënjohje të thellë Austrisë për mbështetjen ndaj integrimit të Shqipërisë. Mbështetemi tek përkrahja e Austrisë në rrugëtimin tonë evropian. Mbështesim plotësisht prioritetet e Presidencës Austriake të OSBE. Reforma në drejtësi me rëndësi për luftën kundër korrupsionit dhe kredibilitetin e vendit. Proces i vazhdueshëm demokratik” u shpreh Meta.
Ndërkohë që Meta dhe Bures biseduan edhe për rajonin dhe mbështetjen austriake. (E.K/SHUPLAKA)