21:46 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Meta nga Vlora:Ka vetëm një rrugë, të rinjtë të marrin në dorë politikën

14:34 | 16/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta nga Vlora:Ka vetëm një rrugë, të rinjtë të marrin në dorë politikën

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në disa takime në qytetin e Vlorës ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të LSI-së. Në këto takime, Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga Prof.Shezai Rrokaj, i cili është edhe kryesuesi i listës së kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Vlorës.

Duke folur në njërin prej këtyre takimeve, ku të pranishëm ishin qindra të rinj e të reja vlonjate, Meta theksoi se fuqi më e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve ndaj mbështetja për ta nuk duhet të jetë e pandalshme.

“Ne duhet të kemi besim te të rinjtë dhe të rejat, te përgjegjshmëria e tyre te serioziteti i tyre dhe njëkohësisht duhet t’i japim krahë ëndrrave të tyre. Fuqia me e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve”, tha Kryetari i Kuvendit, duke shtuar se të rinjtë duhet të marrin në dorë politikëbërjen në Shqipëri.

“Ka vetëm një rrugë, që të rinjtë e të rejat e Shqipërisë ta marrin në dorë politikën dhe ta bëjnë në interesin e vendit, më tolerante më përfshirëse, më bashkëpunuese dhe më të mirë”, theksoi Ilir Meta.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Prof. Shezai Rrokaj theksoi se rinia shqiptare meriton një politikë të mençur që hap perspektivat për zhvillimin e vendit dhe që krijon një të ardhme të sigurt për të rinj në vendin e tyre.

“Ju meritoni një politikë të mençur, ju meritoni një politikë që hap perspektiva zhvillimi në vendin tonë. Ju nuk meritoni të jetoni plot ankth në vendlindjen tuaj. Familjet shqiptare ju kanë rritur dhe ju rritin me shumë përkushtim. Ju nuk duhet të largoheni nga Shqipëria”, tha Rrokaj.

Fjalën përshëndetëse në këtë takim e mori edhe kandidatja tjetër për deputete, Enada Koçiraj, e cila është përfaqësuese e Lëvizjes Rinore për Integrim, duke u shprehur se LSI bën diferencën në mënyrën se si i trajton problematikat dhe mbështetjen ndaj të rinjve.

“LSI bën diferencën në mënyrën se si na mban të bashkuar rreth kauzave, për më shumë punësim për të rinjtë, për më shumë siguri, për më shumë shanse për të gjithë ne”, tha kandidatja për deputete e LSI-së, Enada Koçiraj.

Krahas kësaj, gjatë këtyre aktiviteteve në Vlorë, u shpërndanë edhe 600 karta për anëtarët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

 

Etiketa: ilir metavlore
Pas

Berisha renditet në ”Top 10-tëshen” e portierëve më të sezonit (RENDITJA)

Para

Që nga mëngjesi në zyrë me takime të shumta, Rama anulon takimin me të rinjtë në Dibër

Para
“Propozova monitorim si asnjëherë më parë”, Rama flet për takimin me Bashën dhe a do e takojë sërish

Që nga mëngjesi në zyrë me takime të shumta, Rama anulon takimin me të rinjtë në Dibër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

Papa Leoni XIV: Lufta nuk duhet të bëhet normalitet, armët e avancuara janë tundim që duhet refuzuar

The Guardian: Rusia dhe Irani përballen me sfida globale, partneriteti i tyre në vështirësi

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.