15:15 | 01/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta paralajmëron deputetët: Sot ditë shumë e rëndësishme, merrni 5 minuta kohë dhe lexoni nenin 179!

09:19 | 11/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta paralajmëron deputetët: Sot ditë shumë e rëndësishme, merrni 5 minuta kohë dhe lexoni nenin 179!

Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një thirrje drejtuar deputetëve të Kuvendit, iu ka kërkuar atyre që të mos votojnë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që pritet të hidhen në votim në seancën e sotme parlamentare.

Meta iu kërkon deputetëve që të gjejnë 5 minuta kohë dhe të lexojnë nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij përcakton radhën e institucioneve që propozojnë anëtarët për GJ.K.

Meta flet dhe për përplasjet me KED, dhe thotë se një pjesë e mbledhjeve të pazbardhura të këtij institucioni, do të bëhen shumë shpejt të ditura për publikun.

“Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t’i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!!”, shkruan Meta.

Postimi i presidentit: 

Të nderuar deputetë,

Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Ju e dini që krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë !

Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë!

Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij.

Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë!

Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t’i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!!

Përshëndetje nga Forumi i Paqes në Paris!

Etiketa: metameta gjykata kushtetuesemeta kushtetuesjameta perplasja me kuvendin
Pas

“Do të rezistojmë deri në vdekje”, banorët e Astirit me shkopinj në duar për të mbrojtur banesat e tyre nga shembja

Para

“O k*r, me kë je t’u fol ti?”, policët dhunojnë fizikisht qytetarin në Tiranë, ai i filmon: Do të vras fare nëse e publikon videon

Para
Plagosën me armë zjarri 27 vjeçarin pas konfliktit, kush janë dy të arrestuarit (EMRAT+VIDEO)

“O k*r, me kë je t’u fol ti?”, policët dhunojnë fizikisht qytetarin në Tiranë, ai i filmon: Do të vras fare nëse e publikon videon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Mat/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, blindi i parave përplas një fëmijë

Vuçiç pretendon se për shkak të Kurtit s’do të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Aksidentoi për vdekje me skaf Jonada Avdian, ndahet dosja për ish policin Arjan Tase

Euro i afrohet pragut të 101 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 25 korriku

Zbërthimi i aplikacionit “SKY” dhe përfshirja e policëve, AMP merr vendimin: Do të deklaroni…

Përshkallëzimi i aksionit opozitar, Berisha: Nuk do jenë protesta të zakonshme

Katari kritikon Izraelin për bombardimet në Gazë

I futet në shtëpi gruas për ta grabitur dhe e godet me grushte, shpallet në kërkim i riu në Lushnje, del duarbosh…

Bie aksidentalisht nga kati i dytë, humb jetën e moshuara në Tiranë

Turqia goditet nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.