“E di që po të kishin dalë 83, vota do dëgjonim, zotin Ruçi që prandaj u dogjën 3 raundet e para se nuk i kishin 84 vota kur e vërteta është mjaft e qartë dhe kokëfortë për të gjithë ne që kemi bërë përpjekje gjatë këtyre javëve për të evituar këtë ngërç dhe këtë situatë të pamerituar”,- tha Meta menjëherë pas zgjedhjes së tij si President i Republikës.
Meta tha se pavarësisht se shumica i kishte votat, u investua për një konsensus sa më të gjerë politik.
“Disponimi nga ana jonë dhe nga ana ime që edhe posti i Presidentit të Republikës, pavarësisht se kjo maxhorancë i kishte vota të investohej për një konsensus sa më të gjerë për të investuar klimën e besimit në vend”, tha Meta.
“Megjithatë, janë disa afate dhe në demokraci mendoj që të gjithë jo vetëm duhet të presim por edhe duhet të japim, të investojmë për të përmirësuar klimën për të rritur mirëbesimin dhe për demokracinë dhe besoj se ende ka kohë për të krijuar një atmosferë tjetër për zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që edhe më 24 korrik ditën kur do të betohet Presidenti, Presidenti që ju zgjodhët sot kjo sallë të jetë plot dhe Shqipëria të jetë me qetë se sot me një të ardhme më solide”,- vijoi Meta.
Në raundin e tretë ku dështoi zgjedhja e presidentit pasi nuk kishte kandidatura, Ruçi u shpreh se PS mund ta votonte edhe vetë presidentin me 71 vota që ata u shprehën se i kishin. Ishte kjo deklaratë e Ruçit që u bë mesa duket solli edhe ironinë e Metës menjëherë pas zgjedhjes president.
(M.D/Shuplaka)