Kreu i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se edhe kur Ilir Meta të fillojë nga puna si President i Republikës ai do konsultohet dhe do këshillohet me të për çështjet e partisë. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Vasili deklaroi se nuk e ndalon kush që të bisedojë me Metën për çdo çështje që ai mendon se duhet të diskutojë.
“Nuk është as shkelje ligjore e as nuk më ndalon kush të flas, këshillohem dhe diskutoj me presidentin e republikës për çështje që unë i mendoj, aq më tepër kur presidenti quhet Ilir Meta”, deklaroi Vasili.
I pyetur nga gazetari Qafoku si e komenton faktin që tashmë kemi një qeveri në të cilën janë pjesë edhe PS, edhe PD, edhe LSI, PDIU, etj . Vasili përdori ironinë duke thënë: ‘Nuk pata fatin që të jem pjesë e kësaj qeverie’. (J.V/Shuplaka)