Nga Shkodra në takimin me ekipin e riorganizimit të Partisë së Lirisë në Qarkun e Shkodrës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ky qytet do të jetë në krye të përballjes me narkoshtetin. Meta bëri publik gjithashtu edhe objektivin e partisë së tij që drejton, duke thënë se PL do të sigurojë mandate në Skhkodër dhe Tiranë.
POSTIMI I PLOTË
“Shkodra do të jetë në krye të përballjes me Narkoshtetin! I lumtur të takoja sot ekipin e mrekullueshëm që po merret me riorganizimin e Partisë së Lirisë në të gjithë Qarkun e Shkodrës! Objektivi ynë është i qartë, të paktën një deputet në Qarkun e Shkodrës dhe një deputet nga Qarku i Shkodrës në Qarkun e Tiranës”