04:04 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Që nga viti 2007, 56 të arratisur nga burgjet në Kosovë

13:59 | 13/07/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Që nga viti 2007, 56 të arratisur nga burgjet në Kosovë

Që nga viti 2007 e deri më tani, nga burgjet e Kosovës janë arratisur – ose nuk janë kthyer pasi kanë shfrytëzuar të drejtën e kalimit të fundjavës jashtë burgut – 56 persona. Kështu bëri të ditur drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, gjatë një konference për media më 13 korrik.

Konferenca u mbajt pas ditëve të fundit janë arratisur dy persona nga burgjet: Faton Hajrizi dhe Ujkan Metaj. Sipas Dibranit, Hajrizi dhe Metaj kanë pasur të drejtë të kalojnë fundjavën në shtëpi dhe ata e kanë shfrytëzuar këtë gjë, duke mos u kthyer në institucionin korrektues.

Dibrani tha se Hajrizi është i dënuar me 25 vjet burgim, por në vitin 2019 ai ka përfunduar gjysmë e dënimit dhe me ligjet në fuqi, ai ka të drejtë që fundjavat t’i kalojë në shtëpi.

“I njëjti për disa herë ka shfrytëzuar këtë mundësi, pra e ka kaluar fundjavën në shtëpi, por është rikthyer në burg”, tha Dibrani.

Hajrizi kishte qenë i burgosur në Dubravë, në institucion ë tipit të hapur, që nënkupton se aty ka vendpunime, ku të burgosurve u mundësohet të punojnë pa mbikëqyrjen e stafit. Ai, sipas Dibranit, kishte shftytëzuar katër herë të drejtën për të vizituar familjen për shkak të sjelljes së mirë, që i ka mundësuar të kalonte në institucion të tipit të hapur.

Drejtori i Shërbimit Korrektues foli edhe për të arratisurin tjetër, Ujkan Mataj, i dënuar me 11 burgim për ndihmë në grabitjen e një banke në Istog. Ai sipas Dibranit kishte fituar të drejtën e kalimit të fundjavës në shtëpi janarin e këtij viti. Ai po ashtu kishte qenë i vendosur në institucion të tipit të hapur.

Ndërkaq, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, gjatë konferencës për media tha se sapo të kapen dy të arratisurit ata do të humbasin të gjitha privilegjet që kishin pasur, pra do të kthehen në institucionin e tipit të mbyllur të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Në Kosovë janë 11 qendra të Shërbimit Korrektues, që përfshijnë qendra të paraburgimit, korrektuese dhe burg të sigurisë së lartë./ REL

Pas

Dorian Teliti: Shqipëria dhe Tirana folën njëzëri, të bashkuar në betejën ndaj klientelizmit dhe korrupsionit

Para

Meta takime me ekipin e riorganizimit të PL: Shkodra në krye të përballjes me narkoshtetin

Para
Meta takime me ekipin e riorganizimit të PL: Shkodra në krye të përballjes me narkoshtetin

Meta takime me ekipin e riorganizimit të PL: Shkodra në krye të përballjes me narkoshtetin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.