10:29 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Meta takohet me kreun e PSD-së në Austri: Reforma në drejtësi, kyçe për cilësinë e jetës në Shqipëri

19:20 | 16/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta takohet me kreun e PSD-së në Austri: Reforma në drejtësi, kyçe për cilësinë e jetës në Shqipëri

Gjatë vizitës së tij në Austri, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryetarja e Komisionit të Jashtëm znj. Arta Dade, u pritën nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate Austriake (SPÖ) z. Andreas Schieder.

Meta vlerësoi bashkëpunimin në vite me SPÖ dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Grupi Parlamentar i Partisë Social Demokrate Austriake (SPÖ) i jep politikave evropiane të zgjerimit dhe në veçanti avancimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit.

Po kështu  Schieder i uroi mirëseardhjen  Metës dhe Dades në Parlamentin e Austrisë dhe rikonfirmoi mbështetjen e SPÖ për axhendën e reformave të ndërmarra në Shqipëri të cilat i shërbejnë cilësisë së integrimit të Shqipërisë.

Në këtë kuadër u vu theksi mbi rëndësinë e implementimit cilësor e transparent të reformës kyçe në sistemin e drejtësisë dhe u nda bindja e përbashkët se lufta ndaj korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor do të rrisin standardet e mirëqeverisjes dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se Shqipëria mbështetet tek përkrahja e fuqishme e Austrisë në BE dhe vuri në dukje se intensifikimi i bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve, ku Grupi Parlamentar i SPÖ ka një rol të veçantë, do t’i shërbejë cilësisë së marrëdhënieve të gjithanshme mes Shqipërisë e Austrisë, si dhe bashkëpunimit rajonal ku Austria ka një rëndësi strategjike. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: Austriilir meta
Pas

“Mallkimi” i Zall-Herrit, dhjetëra komando të shndërruar në vrasës me pagesë, xhihadistë e grabitës (EMRAT)

Para

Aksidentohen tre futbollistë të Skënderbeut, sherr në mes të rrugës

Para
Aksidentohen tre futbollistë të Skënderbeut, sherr në mes të rrugës

Aksidentohen tre futbollistë të Skënderbeut, sherr në mes të rrugës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi (EMRAT)

Irani: Dy gjeneralë të tjerë të vrarë nga sulmet izraelite

“2 mijë raketa kundër Izraelit”, mediat amerikane: Ja çfarë pritet të ndodhë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Chat”.

Vala e sulmeve Izrael-Iran

“Natë e vështirë në Izrael”/ Ambasadori amerikan në Tel Aviv: M’u desh të futesha pesë herë në strehimore

“Pallati 176” komedia brilante shfaqet në Lezhë Klasikja e komedise shqiptare sillet ne skene nga nxenes te “Beselidhjes”

Ushtria izraelite valë sulmesh mbi Teheran: Goditëm dhjetëra objektiva strategjike! Shënjestruam sistemet raketore tokë-ajër dhe…

Përplasjet e ashpra Izrael-Iran, asnjëra nga palët nuk kursehet! Çfarë dihet deri më tani

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, shtatë të plagosur, tre në gjendje të rëndë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.