Presidenti, Ilir Meta ndodhet në shtetin fqinj të Malit të Zi. Vizitën e tij Meta , e ka zbuluar përmes një postimi në facebook, ku ka zbuluar se sot në mëngjes ka zgjedhur të vizitojë luginën e Plavias dhe Gucisë.
Meta nuk ngurron t’i bëjë thirrje shqiptarëve që ta vizitojnë atë vend të mrekullueshëm.
“Të dashur miq mos e humbi mundësinë të vizitoni këtë liqen të mrekullueshëm të Plavës , i cili është mbi 900 metra mbi nivelin e detit, i rrethuar nga malet të cilat i takojnë paqes”, shprehet Meta gjatë videos.