Moti mesa duket nuk ka ndërmend të ndryshojë, të paktën jo këtë fundjavë.
Sipas IGJEUM-it, e shtuna do të sjellë rrezik përmbytjesh në disa zona të vendit.
Kështu, në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë të dobëta deri mesatare, por lokalisht të shoqëruara edhe me shtrëngata.
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 800 m mbi nivelin e detit, kryesisht në veri.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 7 / 15 °C
në vendet malore: 2 / 10 °C.
Sa i përket rrezikut të përmbytjeve, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme.
Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë në lumenjtë Mat, Ishëm dhe Shkumbin.
Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin.
(F.M/Faxweb)