Sipas kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj koncertet e Ermal Metës dhe Rita Orës në kryeqytet kanë kushtuar 0 lekë.
Në një lidhje telefonike në emisionin “Dita e 8” e gazetarit Alfred Peza, kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi se për ardhjen e dy këngëtarëve në Tiranë nuk është shpenzuar asnjë qindarkë nga ana e Bashkisë.
“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, u shpreh ai.
Veliaj duket se nuk i ka lexuar shkrimet në media, ku thuhet se kompania e cila ka sponsorizuar koncertin, ka marrë para nga Bashkia disa herë më shumë se kostoja reale që institucioni ka për shërbimin e internetit.
Askush ‘’nuk e ha” faktin se e gjitha kjo bëhet me kosto zero, diku dalin paratë! Po Veliaj në sqarimin e tij të shkurtër as kompaninë nuk e ka falenderuar.
(E.K/FAXWEB.AL)