Siç ishte paralajmëruar këto ditë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur bllokimi i akseve rrugore.
Mijëra qytetarë janë të veriut janë grumbulluar dhe kanë nisur marshimin drejt rrethrroullimit të Milotit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, që është përgjegjës për mbarëvajtjen e protestës në këtë rotondë, u shpreh se qytetarët u provokuan nga policia. Ai u shpreh i sigurt se do t’i shkohet deri në fund.
Marshimi i mbështetësve opozitarë vazhdon edhe në akset e tjera rrugore, brenda dhe jashtë Tiranës, të përcaktuara nga opozita.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1663″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]