Ka përfunduar 0:0 koha e rregullt ndërmjet Milanit dhe Interit, e vlefshme për Coppa Italia.
Kështu për të përcaktur ekipin që do të vazhdojë më tej për të kualifikuar për në gjysmëfinale është nevojitur koha shtesë që ka pak minuta që ka nisur dhe takimi vazhdon të jetë 0-0.
Inter ishte skuadër dominuese dhe kishte rastet më të mira për gol, por, në fund nuk arriti të shënonte.
Në rast se edhe pas vazhdimeve nuk ka gol, atëherë fati i tyre do të përcaktohet pas penalltive. Në minutën e 24-t Interit iu anulua dhe një gol për pozicion jashtë loje. (B.H/Faxweb)