07:25 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Militantët menaxhojnë procesin zgjedhor”, Klement Zguri kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

22:43 | 11/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Militantët menaxhojnë procesin zgjedhor”, Klement Zguri kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në Televizionin Fax News, kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri tha se Reforma Zgjedhore është parakusht për integrimin në Europë.

Sipas Zgurit, në qoftë se pyetet për dëshirat e tij, ai do të donte që në zgjedhjet e 30 qershorit të shkohet me disa ndryshime në kodin zgjedhor por sipas tij, klasa politike duhet të gjejë arsyen për të bërë ndryshimet që të shkohet drejt një përmirësimi të zgjedhjeve.

“Ka kohë të bëhen disa ndryshime sepse më parë kjo ka ndodhur edhe pak ditë përpara ditës së zgjedhjeve”,– tha kreu i KQZ-së ndër të tjera.

Sipat tij, klasa politike nuk ka vullnet për ti bërë këto ndryshime pasi ka draft për implementim të paktën për disa gjëra të domosdoshme.

Zguri përmendi edhe fenomenin e blerjes së votave që sipas tij ekziston ende, dhe për këtë ai tha që institucionet përkatëse duhet të rrisin penalitetet dhe ti bëjnë më të ashpra ndaj katyre rasteve.

Partitë politike duhet të marrin përgjegjësitë e tyre – tha ai –  për gjërat që ju takojnë në lidhje me ligjet dhe me detyrimet e tjera kushtetuese. Ai theksoi se KQZ është korrekte me procedurat pasi nuk ka patur ankesa për organizimin e zgjedhjeve.

Zguri akuzoi partitë politike se kanë vendosur që procesin zgjedhor ta menaxhojnë përmes militantëve të tyre, diçka e cila sipas Zgurit është e papranueshme.

“Partitë politike sjellin militantë për të menaxhuar procesin zgjedhor dhe ne kemi kërkuar që t’ju hiqet kjo e drejtë. Por lind pyetja: A ia heqin ata këtë të drejtë vetës? Shpresoj që po. Sepse nuk mund të vazhdojë më që procesin ta menaxhojë një militant partie, është e papranueshme por shpresojmë që me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar do të bëhet i mundur përjashtimi i tyre dhe futja e personave të trajnuar dhe profesionist”.

Kryetari i KQZ-së foli edhe për mungesën e anëtarëve të opozitës në mbledhjet e komisionit duke thënë se mungesa e tyre nuk është korrekte por si pas tij, nuk i takon atij që ti gjykojë.

“Për mendimin tim kjo nuk është diçka korrekte por theksoj se nuk ka lidhje me KQZ-në por me mungesën e besimit, me mënyrën se si organizohen proceset zgjedhore dhe me shumë faktorë të tjerë që kanë krijuar idenë se pa realizimin e disa kritereve nuk mund të marrin pjesë në punën e Komisionit” – tha Zguri.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/263682881182226/

Etiketa: klement zgurireforma zgjedhorevullneti politik
Pas

Duke gjerbur një kafe para protestës së 16 shkurtit, Ervin Salianji dhe Arben Ahmetaj kapen ‘mat’ në lokal (FOTO)

Para

Ramsey tek Juventus/ Futbollisti fjalë prekëse për tifozët: Largohem me hidhërim

Para
Ramsey tek Juventus/ Futbollisti fjalë prekëse për tifozët: Largohem me hidhërim

Ramsey tek Juventus/ Futbollisti fjalë prekëse për tifozët: Largohem me hidhërim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mjeku gjerman del në gjyq për vrasjen e 15 pacientëve të sëmurë rëndë

Tre persona humbën jetën nga një goditje rrufeje në rajonin Tula të Rusisë

BE-ja përshëndet përpjekjet e Armenisë për stabilitet rajonal dhe normalizim me Turqinë

Të paktën 300 të vrarë në sulmet e milicisë në Sudan

Parashikimi i motit sot,15 Korrik 2025

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius: Dy sisteme Patriot po përgatiten për Ukrainën

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.