21:48 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Zyshat e kanë mendjen tek minifundi dhe buzëkuqi”, sindikalisti i përgjigjet Kodhelit: Kërkoju falje mësuesve, justifiko marrëzinë tënde

09:16 | 04/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zyshat e kanë mendjen tek minifundi dhe buzëkuqi”, sindikalisti i përgjigjet Kodhelit: Kërkoju falje mësuesve, justifiko marrëzinë tënde

Deklarata e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila i identifikoi mësuesit e sotëm se e kanë mëndjen të vënë buzëkuq dhe të veshin minifunde, ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në mediat sociale.

Megjithëse pjesa ku fliste deputetja socialiste u censurua menjëherë nga qeveria, fjalët e saj bënë xhiron e rrjetit, pasi një ish-ministre etiketonte mësuesit nga ana estetike.

Zv. Presidenti i Sindikantës së Arsimit Shqiptar Arian Peraj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Kodhelit, të ciliës i kujton se po e ngatërron realitetin e arsimit shqiptar me “haremin e Rilindjes”.

Peraj thekson se nuk është pajtuar me mendimin e Kodhelit duke theksuar që realiteti i mësuesve është më i vështirë se ai që paraqitet në media.

“Zonjë e nderuar, në rradhën e 32 mijë mësuesve në sistemin arsimor të RSH, patjetër që mund të gjesh një grusht mësuesesh që vërtet mund t’i kushtojnë kujdes më shumë se “mentaliteti i njeriut të ri” pamjes së tyre të jashtme dhe kujdesit estetik. Dhe për këtë nuk mendoj se duhet të penalizohet dhe paragjykohet njeri deri në pikën ku kjo nuk cënon kodin e etikës dhe normat bazë morale të figurës së mësuesit. Në fund të fundit kjo është një zgjedhje personale e gjithsecilit dhe askush nuk mundet t’i imponojë tjetrit as mentalitetin rural, as shijet “decibao”-iste, as shallin e aksionistes e as të promovojë femrën shqiptare me muskuj, vetulla të pasistemuara, apo egërsinë shpellare në portretin e femrës së sotme shqiptare.”- shkruan Peraj.

Postimi i plotë

Që Mimi ngatërron “haremin e rilindjes” ku ajo vetë ka vite që është zhytur me realitetin e vërtetë të mësuesit shqiptar, kjo nuk është se do shumë mund për t’u parë dhe kuptuar, por kur çmenduria, arroganca, fodulleku dhe paftyrësia arrijnë deri këtu tek një femër, intelektuale dhe ligjvënëse, kjo është shqetësuese.

Zonjë e nderuar, në rradhën e 32 mijë mësuesve në sistemin arsimor të RSH, patjetër që mund të gjesh një grusht mësuesesh që vërtet mund t’i kushtojnë kujdes më shumë se “mentaliteti i njeriut të ri” pamjes së tyre të jashtme dhe kujdesit estetik. Dhe për këtë nuk mendoj se duhet të penalizohet dhe paragjykohet njeri deri në pikën ku kjo nuk cënon kodin e etikës dhe normat bazë morale të figurës së mësuesit. Në fund të fundit kjo është një zgjedhje personale e gjithsecilit dhe askush nuk mundet t’i imponojë tjetrit as mentalitetin rural, as shijet “decibao”-iste, as shallin e aksionistes e as të promovojë femrën shqiptare me muskuj, vetulla të pasistemuara, apo egërsinë shpellare në portretin e femrës së sotme shqiptare.

Më poshtë po citoj fjalët e znj. Mimi :
“Dikur ne mësuesët i konsideronim si prindërit tanë të dytë. Të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija. Por sot zyshat tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde. Zyshat tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot smerret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim”, paturpësisht fyeni dhe denigroni një ndër shtresat më të ndershme, më të përkushtuara dhe më dinjitoze të shoqërisë së sotme shqiptare.”

Kjo nuk është ndonjë e papritur nga “haremi rilindas” pasi Qeveria që ti ke votuar, në 7 vjet të ekzistencës së saj, ka qënë fatkeqësia më e madhe e shkollës shqipe dhe u desh edhe kjo urtësi e juaja që të përforconte përditshmërinë e rrënimit të shkollës dhe dinjitetit të mësuesit shqiptar.
Në fund të fundit, njeriu nuk del nga gjeneza dhe “thirrja e gjakut” një ditë të nxjerr cullak përballë “meikapit” që vendos një periudhë të jetës për t’u ndryshuar.

Një këshillë znj. Mimi, kërko falje urgjente dhe mundohu ta justifikosh gjithë marrëzinë tënde me daljen nga konteksti tëvasaj që ke thënë, sepse gjithë kolegët meritojnë respekt dhe mirënjohje dhe jo retorika që të kujtojnë efektet meunopauz iake, ndërsa kolegëve u them NGRIHUNI, EDHE PSE ËSHTË VONË .

Etiketa: arian perajmimi kodheli
Pas

Vila trekatëshe fùndos kryegjyqtaren, shkárkohet nga Vetingu Entela Shedula

Para

Avdullah Hoti merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit, Albin Kurti refuzon ta presë në zyrë

Para
Avdullah Hoti merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit, Albin Kurti refuzon ta presë në zyrë

Avdullah Hoti merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit, Albin Kurti refuzon ta presë në zyrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.