Ministri Jashtëm Ditmir Bushati ka pritur në një takim zyrtar ministrin gjerman Heiko Maas.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Bushati u shpreh se gjatë këtij takimi janë marrë në shqyrtim marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa i ka konsideruar marrëdhëniet me Gjermaninë si të pazëvendësueshme.
Më tej ai u shpreh se është diskutuar për të gjitha refomat e ndërmarra, ndërsa shtoi se pavarësisht reformave, rruga drejt integrimit në Bashkimin Europian nuk është e lehtë.
“E falënderoj për këtë vizitë, dhe që ka zgjedhur zgjedhur vendin tonë për vizitë në këtë ditë të rëndësishme për të, pasi është dita e lindjes së tij”, – u shpreh Bushati.
Ministri u shpreh se në këtë takim u bisedua edhe për zhvillimet në rajon si dhe procesin e vettingut.
Nga ana e tij, ministri Maas tha se, Shqipëria është një partner i rëndësishëm për Gjermaninë, ndërsa duke vlerësuar reformat e ndërmara shtoi se Gjermania do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në zhvillimin e këtyre reformave.