Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përcolli në aeroportin e Rinasit Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili ishte në Tiranë në kuadër të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore.
Kujtojmë se gjatë Samitit, Shqipëria tregoi mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, si dhe dënoi agresionin rus.