Ministri Panariti ka qenë sot i pranishëm në Korçë ditën e sotme. Ai është shfaqur së bashku me kryetarin e Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo ku nuk ka munguar të japë edhe një komet për situatën politike në të cilën gjendet vendi.
Ai u shpreh se është shumë e rëndësishme gjetja e dialogut mes palëve.
‘’I rëndësishem dialogu mes palëve politike. Është koha të flasim me njëri-tjetrin jo për njëri-tjetrin. Lsi qëndron si forcë e arritjes së kompromisit si faktor stabilizues dhe bashkëpunues’’, u shpreh Panariti.
I pyetur për deklaratat mes Luan Rames dhe Tahirit ditën e djeshme me akuza dhe kundërakuza për situatën e kanabisit në vend Panariti u shpreh se është e nevojshme sërish dialogu dhe jo monologu.
‘’Jemi për dialog dhe jo monolog. Lidhur me deklarata e Ben Blushit: Nuk merremi me deklarata individuale. Lidhur me protestën e opozitës dhe kërkesën për qeveri teknike e rëndësishme është që të ulemi në një tryezë dhe të dialogojmë për të gjetur zgjidhjen’’, deklaroi Ministri. (E.K/SHUPLAKA)