07:29 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri i ri, Sandër Lleshi: Kam mendim pozitiv për Tahirin dhe Xhafën, pse nuk e refuzova Ramën

22:23 | 29/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm/ Rama: Emrin e tij e kam dëgjuar nga Kadareja

Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm i emëruar nga kryeministri Rama në këtë detyrë pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës, deklaron se propozimi i Ramës për ta emëruar në postin e Ministrit të Brendshëm ishte i papritur dhe i befasishëm, por shtoi se ai nuk mund ta refuzonte për shkak se ndante të njëjtin vizion me Ramën dhe për më tepër ishte një ushtarak që ishte mësuar me sfida.

“Propozimi i kryeministrit Rama erdhi krejt i papritur, me të punoj prej 5 vitesh si këshilltar për Sigurinë Kombëtare. Propozimi nuk mund të kundërshtohej për faktin se vinte nga Edi Rama dhe për faktin se jam ushtarak dhe jam mësuar që sfidave të mos u iki “, tha ai në “Opinon”.  Lleshi deklaroi se ai prej 5 vitesh është këshilltar i kryeministrit Rama dhe është koordinuesi i të fjitha institucioneve të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.

I pyetur se çfarë mendimi kishte për paraardhësit e tij Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, Lleshi, shkurt deklaroi se mendimi i tij ishte pozitiv, pasi Xhafaj punoi në një kohë të ndërlikuar, ndërsa Thiri me dinamizëm

“Nuk  isha përgatitur dhe për njerëzit nuk shprehem. Kam mendim pozitiv për të dy. Dihet që zoti Xhafa e mori Ministrinë në një situatë të ndërlikuar. Ka bërë punë pozitive. Për zotin Tahiri e di që ka punuar me dinamizëm dhe aksion të madh. Kursej çdo opinion tjetër duke qenë se është në gjykatë dhe nuk më takon të jap unë mendime”,  u shpreh ndër të tjera Lleshi. (B.H/Faxweb)

Etiketa: ramaSander Lleshixhafaj
Pas

Vrasja në Bularat, Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Katsifas nuk ishte vetëm

Para

“Shko dhe provoko se nuk të vret njeri”, habit Çim Peka: Katsifan e çuan për tu vrarë

Para
Zbrazi karikatorin ndaj mjetit të policisë, dalin detaje të reja nga sulmi i 35-vjeçarit

"Shko dhe provoko se nuk të vret njeri", habit Çim Peka: Katsifan e çuan për tu vrarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.