16:15 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Igli Hasani në ceremoninë mortore të Papa Françeskut: “Udhëheqës i paqes dhe shërbëtor i jashtëzakonshëm i njerëzimit”

14:02 | 26/04/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Igli Hasani në ceremoninë mortore të Papa Françeskut: “Udhëheqës i paqes dhe shërbëtor i jashtëzakonshëm i njerëzimit”

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani, ishte pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar që mori pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, e mbajtur sot në Vatikan.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri Hasani i dha lamtumirën Atit të Shenjtë, duke e cilësuar atë si një figurë frymëzuese në shërbim të paqes dhe njerëzimit.

“Sot, në Vatikan, i japim lamtumirën Atit të Shenjtë, një udhëheqësi të paqes dhe një njeriu me dashuri dhe shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin,” shkruan ministri Hasani.

Duke vlerësuar kontributin e Papa Françeskut, Hasani thekson se ai ishte gjithmonë pranë më të brishtëve dhe udhëhoqi me shembull, duke zgjedhur “forcën e butë të mëshirës dhe fuqinë e heshtur të përulësisë.”

“Trashëgimia e Tij shpirtërore do të mbetet e gjallë në zemrat e miliona njerëzve për brezat që vijnë. Me lutje dhe mirënjohje nga Shqipëria, nderojmë kujtimin e Tij të paharruar,” përfundon ministri.

Ceremonia e sotme në Vatikan mblodhi liderë fetarë dhe përfaqësues shtetërorë nga mbarë bota, të cilët nderuan jetën dhe veprën e Papa Françeskut, një prej figurave më të dashura dhe frymëzuese të shekullit XXI.

Pas

Basha prezanton programin për biznesin e vogël: Taksa lokale jo më shumë se 1% e xhiros, 0 tatim-fitimi, fund inspektimeve abuzive. Mbështetje për SPAK-un, që paratë të shkojnë te qytetarët, jo te shokët e Ramës

Para

Kultivonin kanabis në pyllin e Krastës, policia vë në pranga 22-vjeçarin dhe heton në gjendje të lirë bashkëpunëtorin

Para
Kultivonin kanabis në pyllin e Krastës, policia vë në pranga 22-vjeçarin dhe heton në gjendje të lirë bashkëpunëtorin

Kultivonin kanabis në pyllin e Krastës, policia vë në pranga 22-vjeçarin dhe heton në gjendje të lirë bashkëpunëtorin

 



Të Fundit

Gjykata më e lartë për të drejtat e njeriut shpall Rusinë fajtore për mizori në Ukrainë

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e PE: Mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gjergj Cukalin dhe grupin kriminal

Komisioni Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit, në kuadër të reformave të vazhdueshme në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Sanxhak, 62-vjeçari denoncon largimin e të fejuarës së djalit të tij

Turist francez lëndohet në Ksamil, pronarët e Jet Ski-ve në hetim

Papa Leone falënderon Fortlumturinë Joani për pjesëmarrjen në ceremoninë e përurimit

Mamurras: 38-vjeçari humb jetën gjatë punës në gurore

Pas kërkesës së Ramës, pezull zbatimi i aksionit për lirimin e hapësirave në Durrës

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.