Pas urdhrit të Ministrit Lleshaj për shkrirjen e disa Policive Bashkiake në të gjithë Shqipërinë ka reaguar drejtori i Policisë Bashkiake në Shkodër Anton Hasanpapaj.
“Unë rreziku publik.
Ministër Bashibozuk unë nuk jam akullore si Gjushëria që mbron ti dhe Ushtria jote e mercenarëve nuk ngrij e shkrij sa herë flet Bild , Për mua vlen më shumë Demokracia se urdhrat,më shumë njeriu se rroga, më shumë e drejta se servilizmi.
Nuk mbaj deklarata zyrash por mbroj edhe me jetë të drejtën e bashkëjetesës në një Shqipëri si Gjithë Europa”, shkruan Hasanpapaj.
Ditën e sotme përplasje të dhunshme janë shënuar në disa KZAZ të bashkive që drejtohen nga PD dhe aleatët e saj. Në Burrel dhe Klos qytetarët nxorën me forcë materialet zgjedhore nga ambientet e destinuara për procesin zgjedhor dhe i dogjën.
Pati disa të plagosur ndër ta rëndë vëllai i kreut të PD-së Mat, Alfred Lika. Në Kukës pati gjithashtu përplasje të dhunshme, u tentua të shkulej dera me forcë, ndërsa forcat e rendit bënë largimin vullnetar të materialeve zgjedhore.
U raportua se u lëndua nga gazi lotsjellës një polic bashkiak
Gjithashtu përplasje e tensione pati dhe në Gjirokastër, Pogradec, Bilisht, Delvinë, Shkodër, Lezhë dhe Kamëz.