02:12 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Manjani vendos piketat për 2017: Nga Reformat te ftesa për bashkëpunim e qytetarëve

13:35 | 04/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Projekti ‘Drejtësi pa vonesa’, ministri Manjani takim me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri

Ministri Manjani në këtë fillimvit ka nxjerrë një plan të detajuar të punëve që priten të bëhen nga Ministria e Drejtësisë. Nga reforma penale te ftesa e qytetarëve për bashkëpunim, janë vetëm disa nga piketat e këtij viti.

Reagimi i plotë: 

Pershendetje,në këtë vit të ri kemi punë të reja për të bërë.

Si fillim po përshtasim Ministrinë e Drejtësisë në raport me Kushtetutën dhe ligjet e reja të miratuara në Kuvend. Ministria mbetet një hallkë e rëndësishme e procesit ligjbërës dhe një strukturë e mbikqyrjes s shërbimeve ligjore në vend. Detyrat e tjera si psh inspektimi dhe procedimi disiplinor i gjyqtarëve dhe prokurorëve, tashmë duhet ti kryejë një Inspektor i Përgjithshëm që presim të zgjidhet nga Kuvendi. Kemi gati dosjet që duhet ti dorëzojmë Inspektoriatit te ri që do ngrihet, sipas Kushtetutës!

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka filluar punën përgatitore për të evidentuar përfituesit nga Amnistia e fundvitit të shkuar. Sapo ligji të jetë në fuqi do jemi gati për zbatim.

Me mjaft rëndësii çmoj reformën e drejtësisë penale në vend. Duhet ta pranojmë se aktualisht kemi rregulla që na kanë mbetur që nga koha e shkuar (nga ajo e shkuara fare)! Sistemi i sotëm i drejtësisë penale prodhon më shumë arrestime, sesa hetime. Nxitimi për të njoftuar në Televizor arrestime vazhdon të jetë i dëmshëm, sepse nuk nxit (në mos pengon) faktimin me prova të ngjarjeve kriminale. Arrestimi mbi dyshim (pa prova) është efektivisht dënim edhe nëse në gjykim provohet pafajsia! Kjo është sindroma e “drejtësisë popullore” që vjen nga e shkuara.

Për këtë dhe për të tjera, kemi përgatitur një paketë ndryshimesh në Kodin Penal dhe në atë të Procedurës Penale, të cilat i kemi shpallur publikisht për një konsultë me cilindo që do të kontribuojë. Projektet gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë: www.drejtesia.gov.al/…/ndryshime-thelbesore-ne-politiken-pe….

E hartuam këtë paketë në bashkëpunim me Prokurorë, Punonjës të Policisë, Avokatë penalistë. Kemi marrë konsideratë sugjerime nga Avokati i Popullit, nga Shoqata jo Qeveritare, por edhe konstatimet e raport Progreseve të përvitshme.

Presim ende nga cilido një mendim, kritikë, sugjerim apo cfarëdo ideje që mund të keni! Është shumë e rëndësishme kjo reformë pasi do ti bashkëlidhet dhe ndryshimeve të tjera në Kodin e Procedurës Penale, që janë tashmë në kalendarin e Parlamentit.

Shpresojme që këtë radhë të nxjerrim një produkt të mirë që garanton drejtësi efektive, por edhe të barabartë për cilindo. Drejtësisë penale që të garantojë ndëshkimin e fajtorëve me prova dhe jo vetëm me televizor! Rendi Publik garantohet vetëm me politikë penale efektive, të drejtë dhe profesionale.

Mirëpresim kontributin Tuaj në këto cështje,

Ditë, punë e vit të mbarë!

Etiketa: manjaniplaniReforma e Drejtesise
Pas

Saimir Tahiri: Puna jonë e fokusuar tek “peshqit e mëdhenj”. S’ka më të paprekshëm

Para

Vdekja e 22 vjeçarit, PD: Rama qëndron në krah të Balilit, shyp pa mëshirë të vobektit

Para
Vetëvarja e 22-vjeçarit në Rrogozhinë, flet babai: Trafikojnë hashash me kamionë e s’u ndodh gjë

Vdekja e 22 vjeçarit, PD: Rama qëndron në krah të Balilit, shyp pa mëshirë të vobektit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.