Ministri i jashtëm i Rusisë duke folur për situatën në Kosovë dhe Serbi është shprehur se nuk beson se marrëdhëniet mes vendeve do të shkojnë drejt një konflikti të armatosur.
“Shpresoj që gjithë ta kuptojnë se nuk do të lejojmë të ndodh një gjë e tillë”, ka thënë Lavrov.
Sipas tij, “policia e Kosovës nuk duhet të jetë e pranishme në veri të Kosovës që është i banuar me serbë”.
Duke folur për situatën në Ballkan, Lavrov tha se “BE-ja duhet të ndërhyjë për të qetësuar situatën mes palëve”.
”Megjithatë, historia po na mëson që në fakt BE-ja nuk po na mëson asgjë. Shpresoj që këtë herë të gjithë ta kuptojnë nevojën e shmangies së një konflikti ushtarak”, ka shtuar shefi i diplomacisë ruse. (E.K/SHUPLAKA)